Ky është destinacioni i zgjedhur nga Adri e Iliriana për pushime

Adri dhe Iliriana, çifti i njohur i showbizit, kanë zgjedhur të shijojnë një arratisje të shkurtër në bregdetin grek, duke shfrytëzuar ditët e qeta të qershorit për t’u relaksuar para sezonit të ngarkuar që i pret.

Me ardhjen e verës, kur fluksi i dasmave dhe koncerteve fillon të rritet, ata kanë vendosur të kalojnë disa ditë në Pargë, një destinacion që ofron bukuri natyrore dhe qetësi.

Kjo zgjedhje është një ndryshim i dukshëm nga pushimet e vitit të kaluar, kur ata shijuan rërën e bardhë të Zanzibarit. Tani, ata preferojnë të mbeten më afër shtëpisë, duke u relaksuar në peizazhin e mahnitshëm të detit Jon.

Iliriana ka ndarë momente nga ky udhëtim në Instagram, duke u treguar ndjekësve se si po e kalojnë kohën e lirë.

Postimet e saj në Instastory tregojnë pamje të bukura nga plazhi, ku shezlongët me ngjyra dhe natyra e qetë krijojnë një atmosferë ideale për relaksim.

Ajo gjithashtu ka postuar një pamje panoramike të qytetit nga lart, duke dëshmuar se po e shijojnë në maksimum këtë periudhë të qetë para stuhisë që do të vijë me angazhimet e shumta.

Kjo pauzë duket si një “qetësi para stuhisë”, pasi shumë shpejt axhenda e tyre do të jetë e mbushur me data të rezervuara për ahengje dhe koncerte.

Adri dhe Iliriana po shfrytëzojnë çdo moment të kësaj periudhe relaksuese, duke e ditur se pas kësaj do t’i rikthehen netëve të gjata të muzikës live dhe aktiviteteve të tjera të ngjeshura.

/Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika