Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka zbuluar një histori intriguese gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”, ku ndau disa nga mesazhet më të çuditshme që ka marrë në rrjetet sociale.
Gjatë bisedës me moderatorin Mateo Borrin, Armela përmendi një moment të veçantë nga e kaluara e saj, kur ylli brazilian i futbollit, Neymar, e kontaktoi për herë të parë.
Ky mesazh ndodhi në kohën kur ai ishte aktiv me Paris Saint-Germain.
“Para shumë vitesh, Neymar më shkroi. E kam ende numrin e tij në telefon. Atëherë ai luante me PSG dhe më ftoi për një takim në Paris,” tha ajo, duke shkaktuar habi në studio.
Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, duke e bërë këtë moment një nga më të diskutuarit e natës. Biseda vazhdoi me pyetje të tjera rreth futbollit dhe lojtarëve që Armela i pëlqen më shumë.
Në një moment të veçantë, Armela u pyet për futbollistët që i duken më tërheqës.
Ajo u shpreh se së fundmi arbitrat e kanë tërhequr më shumë vëmendjen e saj, duke përmendur emrin e arbitrit slloven, Slavko Vinčić.
Gjithashtu, gjatë një loje me zgjedhje të shpejta, Armela u kërkua të zgjidhte një futbollist për martesë, një për darkë dhe një për bllokim.
Ajo zgjodhi Cristiano Ronaldon si “material për burrë”, Michael Olise për darkë, ndërsa Neymarin e përmendi si atë që do ta bllokonte.
Në përfundim, Armela zbuloi se ka marrë mesazhe nga futbollistë të tjerë gjatë viteve, përfshirë disa që kanë qenë në marrëdhënie, por vendosi të mos i zbulojë emrat e tyre, duke lënë hapësirë për spekulime.
