Metoda shekullore shqiptare me të cilën Ardian Bujupi e vë djalin në gjumë

Ardian Bujupi dhe partnerja e tij, Fjolla, mirëpriten në jetë fëmijën e tyre të parë, Gjonin, në prill të këtij viti.

Nga ai moment, jeta e artistit shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht angazhimeve në muzikë, Ardiani po ndan kohë madhore edhe për të birin, duke e shoqëruar në procesin e rritjes.

Ai ka publikuar një video duke kryer obligimin prindëror – vënien në gjumë të bebit.

E veçanta e kësaj videoje qëndron prapa faktit se Ardiani po e vë në gjumë djalin e tij duke e përkundur në djep, një traditë shekullore shqiptare.

Përkundja e Gjonit shoqërohet me këngë shqipe.

Më poshtë video simpatike:

Nga Rubrika