“Si është të ndash skenën me ish-in?”/ Mateo shtanget nga pyetja, ja si reagoi ai

Gjatë një interviste të papritur, Mateo Borri u përball me një pyetje që e la pa fjalë nga Erjola Doçi, ish-banorja e Big Brother VIP3. Kjo situatë e krijoi një atmosferë tensioni dhe kurioziteti, duke e bërë atë të reflektojë mbi ndarjet e tij të mëparshme.

Në panelin e Top Arena, përveç Erjolës, ishte edhe Brikena, ish-partnerja e tij, e cila kishte ndarë një histori dashurie me Mateon brenda shtëpisë së Big Brother.

Kjo prani e saj e bëri pyetjen e Erjolës edhe më të ndjeshme dhe interesante.

Erjola e sfidoi Mateon me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Si është ta ndash skenën me ish-të dashurën?”.

Mateo, i papërgatitur për një pyetje të tillë, u shpreh me një përgjigje të thjeshtë, por të thellë: “Ashtu siç po e sheh edhe vetë.” Kjo përgjigje e tij ngjalli interesin e të pranishmëve dhe të shikuesve.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Mendon që ky do të jetë partneri ideal dhe i fundit për ty?

Erjola: Këtë s’e di, përndryshe do e dije edhe ti në qoftë se… nejse, se nuk po ju ngacmoj më. Edhe një pyetje.

Mateo: Nuk ka pyetje nga ty.

Erjola: Si është ta ndash skenën me ish-in?

Mateo: Ashtu siç po e sheh edhe vetë.

Nga Rubrika