Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, është njohur për natyrën e saj të hapur dhe të drejtpërdrejtë, duke mos hezituar të shprehë mendimet e saj në mënyrë të qartë.
Ajo së fundmi ka zhvilluar një bisedë interesante me ndjekësit e saj në Instagram, ku pyetjet provokuese ishin të pranishme, duke e bërë bisedën edhe më tërheqëse.
Një nga pyetjet që ka shkaktuar shumë reagime ishte ajo e një ndjekësi, i cili e pyeti në anglisht: “Sa kushton një natë me ty?”. Bia nuk ka ngurruar të japë një përgjigje të fortë dhe të prerë, duke e bërë të qartë që nuk do të toleronte asnjë formë ofendimi.
Reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm, duke theksuar se nuk ka asnjë çmim për shoqërinë apo trupin e saj. Ajo e bëri të qartë se integriteti i saj është më i rëndësishëm se çdo shumë parash.
“A mund ta imagjinosh të mendosh që unë kam një çmim? Ti je aq i dobët sa të duhet t’i japësh para një femre sepse nuk je aq i mirë sa për të marrë vëmendjen e saj në të vërtetë?”, ka shkruar Bia në Instastory-n e saj.
Pas kësaj, ajo vazhdoi të sqarojë se natyra e profilit të saj në platformat me pagesë nuk do të thotë se ajo është e disponueshme për çdo lloj oferte.
“Unë shes foto. Unë nuk shes veten. Asnjë burrë i gjallë nuk më ka prekur pa pëlqimin tim dhe pa më pëlqyer ai mua. Pikë.”, ka përfunduar modelja, duke mbyllur gojën e të gjithë atyre që bëjnë aludime të tilla.
Me këtë reagim, Bia Khalifa ka treguar se ajo është e vendosur për të mbrojtur veten dhe vlerat e saj, duke i dhënë një mësim të fortë atyre që mendojnë se mund të blejnë respektin e saj.
