Incident në Top Arena/ Edi Manushi ndërpret emisionin dhe kërkon ta çojnë Mateo Borrin në shtëpi

Një incident i papritur ka tronditur atmosferën e transmetimit të fundit të “Top Arena”, duke lënë të gjithë të shqetësuar për shëndetin e ish-banorëve të njohur.

Pas një interviste me Valbona Mhilli, moderatori Edi Manushi e vuri në dukje një situatë të çuditshme që përfshinte Mateo Borrin, duke e pyetur nëse ai ishte mirë. Kjo pyetje ngjalli menjëherë shqetësim te publiku dhe ndjekësit e emisionit.

O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh?”, e pyeti Manushi, duke e bërë të qartë se diçka nuk ishte në rregull.

Mateo, me një përgjigje të shkurtër, tha se do të qëndronte deri në bllokun e radhës publicitar, por duket se kjo nuk e qetësoi moderatoren, e cila vendosi të ndërhyjë menjëherë.

Do ta bëjmë që tani? Hajde Mateo, hajde një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, tha Manushi, duke e inkurajuar publikun të shprehte mbështetje për Mateo Borrin.

Pas kësaj, moderatori iu drejtua stafit në prapaskenë, duke kërkuar që të kujdeseshin për Mateo dhe ta shoqëronin për në shtëpi, duke theksuar rëndësinë e shëndetit të tij.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur informacione të qarta mbi problemin shëndetësor që mund të ketë pasur Mateo. Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehin shqetësimin e tyre për gjendjen e tij.

Situata ka nxitur një valë diskutimesh dhe spekulimesh, duke e bërë këtë incident një nga temat më të diskutuara të ditës. Çfarë do të ndodhë më tej me Mateo Borrin? Të gjithë presin me padurim informacionet e reja.

Nga Rubrika