Xheneta Fetahu, ish banorja e njohur e edicionit të tretë të BBVK, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena” mbrëmjen e kaluar, ku ka ndarë mendimet e saj për një nga artistët më të njohur të skenës shqiptare, Gjesti.
Gjatë intervistës, ajo është përballur me një sërë pyetjesh interesante nga Mateo, ku një nga temat kryesore ishte lidhja e saj me Gjestin dhe mundësia e pjesëmarrjes në ndonjë videoklip të tij.
Kur Mateo e pyeti nëse do të pranojë të marrë pjesë në një videoklip të Gjestit, Xheneta u përgjigj menjëherë dhe pa hezitim, duke thënë:
“Patjetër, në qoftë se do të ishte për ndonjë këngë si ‘Katilja’”.
Kënga “Katilja” është një nga hitet më të njohura të Gjestit dhe duket se ka lënë një përshtypje të fortë te Xheneta, e cila e konsideron atë si një nga preferencat e saj.
Intervista vazhdoi me pyetje të tjera, ku Mateo e sfidoi Xhenetën të fliste për Eglin dhe Loredanën, duke e pyetur se çfarë nuk do t’i falte atij: lidhjen e kaluar me Eglin apo thashethemet për një romancë me Loredanën. Xheneta, e cila dëshiron të mbetet neutrale, u përgjigj shkurt:
“Asnjërën”.
Është e njohur se Gjesti kishte një histori dashurie me Eglin gjatë qëndrimit të tyre në BBVA 4, një lidhje që përfundoi pas përfundimit të reality show-t.
Ndërkohë, thashethemet për një flirt të mundshëm me Loredanën u intensifikuan javë më parë, pas dyshimeve se ata kishin qëndruar në të njëjtën vilë.
Megjithatë, Loredana e hodhi poshtë këtë aludim, duke sqaruar: “Kur vajta në vilë, pronarët më thanë që mbrëmë ka qenë Gjesti.
Unë s’e kam takuar Gjestin dhe s’kam thënë kurrë që më ka ngacmuar”.
Është e rëndësishme të theksohet se Xheneta dhe Loredana kishin një raport të ngushtë shoqëror, i cili u prish pas këtyre aludimeve për Gjestin dhe situatën e tyre.