Klodit i ndodh e papritura, Elijona reagon e revoltuar

Një ngjarje e papritur ka tronditur botën e Big Brother VIP Kosova 4, ku ish-finalisti Klodi duket se ka humbur llogarinë e tij në Instagram.

Profili i tij tani shfaqet me mbishkrimin “User not found”.

Nuk është ende e qartë nëse ky është rezultat i një sulmi kibernetik, një bllokimi të përkohshëm nga vetë platforma, apo ndonjë raportim të shumtë nga përdoruesit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh mes fansave të tij.

Reagimi i Elijonës ka qenë gjithashtu i menjëhershëm dhe i fortë, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve.

Ajo ka postuar një Instastory ku tregon profilin e bllokuar të Klodit, duke e shoqëruar me një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për ata që qëndrojnë pas këtij veprimi.

“Xhelozia është smujë e madhe,” – ka shkruar ajo, duke sugjeruar se mbyllja e llogarisë së Klodit është rezultat i qëllimeve të këqija nga individë ziliqarë.

Tani mbetet për t’u parë nëse Klodi do të arrijë ta rikthejë llogarinë e tij dhe të sqarojë për ndjekësit e tij se çfarë ka ndodhur me profilin e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika