Iliriana Sadriu ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga shtëpia e saj e re, ku jeton së bashku me partnerin, Adrin.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale morën menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët u fokusuan te interieri modern dhe arredimi mjaft elegant i hapësirës së tyre të re, shkruan InfoKosova.
Ngjyrat neutrale, mobiliet bashkëkohore dhe detajet e kuruara deri në imtësi i kanë dhënë shtëpisë një pamje luksoze dhe shumë të ngrohtë. Veçanërisht, orenditë moderne dhe organizimi i ambientit janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët nuk kursyen komplimentet për shijen e çiftit.
Iliriana dhe Adri duket se kanë krijuar një ambient komod dhe plot stil, ku çdo cep reflekton elegancë dhe rehati.
Çifti vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer në rrjetet sociale, ndërsa postimet nga jeta e tyre private shpesh marrin vëmendje dhe reagime të shumta nga publiku./InfoKosova/
