Ish-konkurrenti i BBVK, Eduart Kuqi, ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë një makine të zezë luksoze. Kjo ka shkaktuar një valë spekulimesh dhe dyshimesh mes ndjekësve të tij.
Pas publikimit të pamjeve, shumë nga ndjekësit e tij filluan të aludonin se makina e shfaqur mund të ishte thjesht me qira, duke ngritur pyetje mbi vërtetësinë e pronësisë së saj. Kjo situatë ka nxitur diskutime të shumta në platforma të ndryshme sociale.
Megjithatë, Edi ka vendosur të sqarojë situatën duke publikuar dokumentet zyrtare të automjetit. Në një postim të mëpasshëm, ai ka treguar një letër nga autoritetet zvicerane, ku emri “Kuçi” është i shkruar qartë, duke ironizuar zërat që thoshin se makina ishte me qira.

Sipas dokumenteve të publikuara, duket se familja Kuçi, ose vetë Edi, ka bërë një investim të rëndësishëm duke u bërë pronar i një supermakine të tipit McLaren 720S Coupe. Ky model njihet për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe dizajnin unik, me dyer që hapen lart, duke e bërë atë një nga makinat më të kërkuara në botën e automobilizmit.
Çmimi i një McLaren 720S Coupe, qoftë i ri apo i përdorur, varion nga 200,000 deri në mbi 300,000 euro, në varësi të vitit të prodhimit dhe modifikimeve të tjera. Ky është një investim i konsiderueshëm që tregon se Edi po e kalon mirë pas daljes nga ekrani i BBVK!
E vozitsh me krenari, Edi! /Prive By Liberta Spahiu
