Humbi jetën dy vjet më parë, gjyakata vendos kujt do i shkojë pasuria milionshe e Liam Payne

Djali nëntë-vjeçar i këngëtarit të ndjerë Liam Payne do të jetë përfituesi i vetëm i pasurisë së tij, e cila vlerësohet në rreth 21 milionë paund.

Sipas dokumenteve gjyqësore, pasuria e ish-anëtarit të grupit “One Direction” mund të përdoret menjëherë për nevojat dhe mirëqenien e Bear Gray Payne, djali që ai kishte me këngëtaren Cheryl Tweedy.

Liam Payne nuk kishte lënë testament kur humbi jetën më 16 tetor 2024, pas një rrëzimi tragjik nga kati i tretë i hotelit “Casa Sur” në Buenos Aires të Argjentinës. Për këtë arsye, Cheryl Tweedy dhe avokati i industrisë muzikore Richard Bray u emëruan administratorë të pasurisë së tij.

Fillimisht, detyra e tyre kufizohej në administrimin dhe ruajtjen e aseteve të këngëtarit.

Megjithatë, një vendim i ri i autoriteteve kompetente u jep mundësinë që një pjesë e fondeve të përdoret që tani për djalin e tij, ndërsa pjesa tjetër do të administrohet përmes një fondi mirëbesimi deri në momentin kur Bear të arrijë moshën 18-vjeçare.

Mes aseteve të Liam Payne përfshihet edhe rezidenca e tij me pesë dhoma gjumi në Chalfont St Giles, të cilën artisti e bleu në vitin 2021 për 3.25 milionë paund. Thuhet se ai e kishte zgjedhur pronën për të qenë më pranë djalit të tij pas ndarjes nga Cheryl.

Sa i përket çështjes ligjore rreth vdekjes së tij, akuzat për vrasje nga pakujdesia ndaj mikut të Liamit, Rogelio ‘Roger’ Nores, operadores së hotelit Gilda Martin dhe recepsionistit Esteban Grassi, u rrëzuan më vonë.

Nga ana tjetër, punonjësi i hotelit Ezequiel Pereyra dhe kamarieri Braian Paiz mbeten të akuzuar zyrtarisht për furnizimin e këngëtarit me kokainë.

Nga Rubrika