Vanesa përballet me Indrin, tregon bisedën me të pas daljes nga ‘Ferma VIP’

Mbrëmjen e djeshme, në “Post Ferma VIP”, ndodhi ballafaqimi i parë dhe mjaft i tensionuar mes Vanesës dhe Indrit.

Ky ishte takimi i tyre i parë sy më sy që pas përfundimit të rrugëtimit në reality show, ku dyshja nisi një romancë që premtonte shumë, por që përfundoi në mënyrë të papritur.

Historia e tyre mori një kthesë drastike pas eliminimit të Vanesës nga ferma. Gjatë një prej mbrëmjeve “Prime”, Indri surprizoi publikun dhe vetë Vanesën duke u shprehur hapur se nuk po ia ndjente mungesën asaj dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, i dha fund marrëdhënies në mes të Prime-t.

Që nga ai moment, dyshja nuk kishte pasur asnjë sqarim publik deri mbrëmjen e djeshme.

Gjatë “Post Ferma VIP”, Vanesa tregoi se ata kishin shkëmbyer për pesë minuta disa fjalë në festën e organizuar pas finales, por ajo që kishte kuptuar e kishte zhgënjyer totalisht.

“Kemi folur me Indrin në festë dhe kuptova që ai ishte shumë i ftohtë në logjikë, në gjërat që thoshte.

Ai s’paska pasur pikë ndjenje gjatë gjithë asaj periudhe,” u shpreh Vanesa, duke lënë të nënkuptohet se Indri s’ka qenë aspak i vërtetë në marrëdhënien e tyre dhe gjithçka ka marrë fund përfundimisht.

Ndërsa Indri pranoi se kishte gabuar me mënyrën se si kishte vepruar pas largimit të Vanesës, por mohoi që Klevisa të kishte qenë arsyeja e krisjes së raportit te tyre.

Nga Rubrika