Lajm i madh nga Don Xhoni, fansat mezi e kanë pritur këtë moment

Prej disa vitesh, Don Xhoni ka qenë i pranishëm në skenën muzikore kryesisht me këngë teke dhe bashkëpunime që janë kthyer shpejt në hite.

Megjithatë, këtë vit reperi duket se ka vendosur të vijë me një projekt më të madh dhe më të kompletuar për publikun.

Ai e paralajmëroi albumin që në dhjetor të vitit të kaluar me publikimin e këngës “Ghetto”, e cila shërbeu si projekti i parë i këtij materiali muzikor.

Që nga ajo kohë, fansat kanë pritur me interes detajet e radhës rreth albumit.

Ndryshe nga vera e kaluar, kur u fokusua në një projekt të vetëm muzikor, këtë herë Don Xhoni pritet të sjellë një paketë të plotë këngësh. Tashmë mbetet vetëm njoftimi zyrtar për datën e publikimit të albumit në platformat digjitale.

Nga Rubrika