Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta, ka vendosur të jetë e hapur me ndjekësit e saj sa i përket ndërhyrjeve estetike.
Ndryshe nga shumë personazhe publike që zgjedhin t’i mbajnë private ose t’i mohojnë ndryshimet në pamjen e tyre, ajo ka konfirmuar publikisht se ka bërë ndërhyrje si në gjoks ashtu edhe në të pasme.
Xheneta e ka pranuar këtë pa hezitim, duke treguar se nuk e sheh si diçka që duhet fshehur nga publiku.
Me këtë deklaratë, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin e saj për një temë që shpesh ngjall diskutime në rrjetet sociale.

