Ish i fejuari Vesel Kurtishi u martua me dikë tjetër, këngëtarja kosovare i “qon” t’fala me këngën e re (VIDEO)

Pas një periudhe jo fort të lehtë në jetën personale, këngëtarja Frosina Muji ka vendosur të rikthehet fuqishëm në muzikë.

Ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “T’fala”, këngë e cila po komentohet mjaft shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ky publikim vjen vetëm pak muaj pasi ish i fejuari i saj, Vesel Kurtishi, i dha fund beqarisë duke u martuar me Rreze Kuci, shkruan InfoKosova.

Fansat kanë nisur menjëherë aludimet se teksti i këngës mund të përmbajë mesazhe personale apo “thumbime” të fshehta, megjithëse Frosina nuk ka bërë ndonjë deklaratë direkte lidhur me këtë pjesë.

Megjithatë, një gjë është e sigurt — “T’fala” shënon një rikthim të fuqishëm për Frosinën, e cila duket më e vendosur se kurrë për t’u fokusuar në karrierën muzikore dhe për të sjellë projekte të reja për publikun./InfoKosova/

Nga Rubrika