Elijona befason fansat, shfaqet në veturën e reperit Don Xhoni, çfarë po ndodh mes tyre?

Sot, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, u diskutua një video e re që ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku shihen reperi i njohur Don Xhoni dhe ish-finalistja e BBVK-së, Elijona Binakaj, duke udhëtuar së bashku. Kjo paraqitje ka shkaktuar shumë spekulime në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimit, gazetari Agon Rexhepi ngriti hipotezën se ky moment mund të jetë një shenjë për një projekt të ri muzikor që po vjen nga Don Xhoni. Ai theksoi se ky bashkëpunim mund të jetë një mënyrë për të rritur interesin e publikut.

“Hiç më larg se natën e djeshme, Eljona dhe Don Xhoni kanë marrë shumë vëmendje. Ajo që me patjetër ka sjellë më së shumti klikime është videoja me Eljonën. Ata shihen në makinë dhe me shumë gjasë, mund të jetë një paralajmërim për një bashkëpunim apo videoklip të ri”, ka thënë Rexhepi.

Vesa Kelani, një tjetër paneliste e emisionit, gjithashtu komentoi këtë situatë, duke theksuar se artistët shpesh përfshijnë figura të njohura për të rritur interesin rreth projekteve të tyre. Ajo e konsideroi këtë një strategji të zakonshme në industrinë muzikore.

“Duke e pasur parasysh që Eljona është një personazh shumë i dashur për publikun, besoj se edhe Don Xhoni e ka ditur çfarë po bën dhe e ka shfrytëzuar momentin. Nuk është as i pari e as i fundit, pasi vitet e fundit shumë artistë, kur duan të promovojnë një këngë apo një spot, përfshijnë persona që janë në qendër të vëmendjes”, ka deklaruar Kelani.

Panelistët e emisionit ranë dakord se kjo mund të jetë një strategji e menduar nga Don Xhoni për të krijuar kuriozitet te publiku para publikimit të një projekti të ri. Të gjithë janë të etur për të parë se çfarë do të sjellë ky bashkëpunim i mundshëm.

Nga Rubrika