Selin Bollati dhe DJ Gimbo, dy emra të njohur në botën e muzikës, kanë ndarë sot detaje interesante nga jeta e tyre si çift në emisionin “Wake Up”.
Ky ishte momenti i parë që ata flisnin hapur për marrëdhënien e tyre dhe për projektin muzikor që po punojnë me Rezarta Shkurtën, titulluar “DJ Remix”.
Por, përveç muzikës, ata ndanë edhe informacione të tjera nga jeta e përditshme, duke zbuluar se si po e kalojnë kohën së bashku.
Selin tregoi se ata jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, duke kaluar kohë me familjet e tyre. Ajo theksoi se tashmë kanë filluar të bashkëjetojnë, duke krijuar një balancë të bukur mes dy qyteteve.
Si është të jetosh mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Selin: Kjo pyetje më ndjek gjithandej. Më pyesin shpesh nëse është më mirë në Shqipëri apo në Kosovë. Të jem e sinqertë, ne po e kalojmë shumë mirë. Nuk kemi vendosur të qëndrojmë vetëm në një vend; jemi aty ku kemi angazhime. Kalojmë kohë me familjarët në Tiranë dhe në Prishtinë, duke krijuar një harmoni mes këtyre dy vendeve.
DJ Gimbo: Po mundohem ta mbaj…
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, si ka ndryshuar marrëdhënia juaj? A ka ndikuar fama në jetën tuaj private?
DJ Gimbo: Të jem i sinqertë, brenda shtëpisë është më e komplikuar se si duket nga jashtë. Nuk e di se si paraqitemi jashtë dhe duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Dallimi mes jetës brenda dhe jashtë është i madh; jashtë është shumë më mirë.
Selin: Kur dola nga “Big Brother”, bisedova me Gimbon dhe i thashë se nuk kam dëshirë të postojmë shumë së bashku, sepse dua ta mbaj jetën time private. Jam besimtare e syrit të keq. Kjo ishte një kërkesë e imja, por e kuptuam se duke vepruar kështu, krijonim drama të panevojshme. Ne kemi mbështetës të shumtë që na duan dhe na kërkojnë të jemi së bashku, prandaj po përpiqemi të gjejmë një balancë mes privatësisë dhe jetës publike.
Me këtë histori, Selin dhe Gimbo po tregojnë se dashuria e tyre është më shumë se një thjesht një marrëdhënie, por një udhëtim i përbashkët mes dy kulturave dhe dy vendeve.
[[M1]]
[[M2]]