Ylli ka ndarë së fundmi disa sekuenca nga studioja muzikore, duke zbuluar procesin e krijimit të këngës “Faj”, një projekt që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në ditët e para të publikimit.
Ky projekt është pjesë e albumit të tij “TSN”, i cili u lançua disa muaj më parë dhe u prit me entuziazëm nga adhuruesit e muzikës.
Përveç këtyre pamjeve të veçanta nga studioja, Ylli është i fokusuar në koncertet e tij të ardhshme, të cilat do të mbahen gjatë këtij muaji.
Ai është gati të ngjitet në skenë më 17 korrik në ARM Stadium në Shkup, duke vazhduar më pas me një shfaqje në Prishtinë.
Artistin e pritet të performojë në parkingun e Prishtina Mall për dy netë radhazi, më 24 dhe 25 korrik, ku do të interpretojë hitet e tij më të njohura për publikun e dy kryeqyteteve.