Keijsi sqaron FOTON e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4” Loredana Brati

Ish-banori i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ka bërë një paraqitje të bujshme në emisionin “Top Arena”, ku është përballur me pyetje të ndryshme nga Brikena Selmani.

Një nga temat më të diskutuara ishte lidhja e tij me ish-banoren tjetër, Loredana Brati.

Brikena, e njohur për pyetjet e saj të drejtpërdrejta, e ngacmoi Keijsin për fotot e tij me Loredanën, të cilat kishin shkaktuar shumë zhurmë në mediat sociale. Këto imazhe kishin krijuar një atmosferë të ngatërruar mes tyre, duke lënë vend për spekulime.

Keijsi u shpreh se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se nuk kishte pasur asgjë më shumë se kaq. Ai theksoi se aktualisht nuk ka kontakt me Loredanën, por kur rastet e sjellin në të njëjtat ambiente, ata përshëndeten në mënyrë miqësore.

Pjesë nga intervista:

Brikena: “Kur ishe në “Për’puthën”, një foto e jotja me Loredana Bratin bëri shumë bujë. Si janë raportet tuaja tani?”

Keijsi: “Ishte thjesht një ngatërresë atëherë.”

Brikena: “A ke akoma kontakt me të?”

Keijsi: “Jo, nuk kam. Kur shikohemi në Top Channel ose jashtë, përshëndetemi, por nuk kemi raporte. Është një përshëndetje miqësore dhe kaq, ashtu siç ka qenë gjithmonë.”

Brikena: “Nuk ka asgjë më shumë?”

Keijsi: “Jo.”

Brikena: “As nuk ka patur?”

Keijsi: “Nuk ka patur, nuk ka dhe as nuk do të ketë.”

 

Nga Rubrika