Prezantuesja e njohur Kaltrina Ajeti po i shijon në maksimum ditët e nxehta të verës.
Kaltrina ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet me bikini, teksa relaksohet nën rrezet e diellit.
Me paraqitjen elegante dhe linjat trupore në formë, ajo ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.
E buzëqeshur dhe plot energji pozitive, prezantuesja duket se po kalon momente të bukura pushimi, larg angazhimeve të përditshme profesionale. Fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj, duke e cilësuar si një nga figurat më atraktive të ekranit.
Kaltrina Ajeti vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta personale dhe profesionale me ndjekësit e saj besnikë./InfoKosova/

