Në jugun e Shqipërisë, ku po shijon pushimet e saj, modelja Kader Kicaj, e njohur nga Big Brother VIP Kosova, ka ndarë një moment intriguese me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Pushimet e saj në bregdet kanë tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas postimit të fundit në Instagram, ku ajo ndau një imazh të veçantë nga vendi ku po qëndron.
Ajo publikoi një fotografi nga vila e saj, ku shkallët ishin të mbushura me buqeta të mëdha me trëndafila dhe lule në nuanca të ndryshme të rozës dhe të bardhës. Kaderi e shoqëroi këtë pamje me një mesazh intriguese, duke thënë se lulet janë “gjuha e heshtur e dashurisë”, duke shprehur ndjenjën e saj të bekuar.
Kjo pamje e bukur dhe dedikimi i saj kanë ngjallur menjëherë dyshime rreth jetës së saj personale. Pas përfundimit të aventurës së saj në reality show dhe projekteve të tjera, interesimi për jetën e saj private ka qenë i lartë.
Me këtë veprim romantik gjatë pushimeve, pyetja që lind është nëse Kaderi ka filluar një lidhje të re, apo nëse është thjesht një adhurues i fshehtë që ka dashur ta surprizojë me këtë gjest të veçantë.
Do të jetë interesante të shohim nëse ajo do të ndajë më shumë detaje në ditët në vazhdim, apo do ta mbajë këtë pjesë të jetës së saj larg syrit të mediave dhe publikut.
