Këngëtarja e njohur Anisa Veseli ka ndarë së fundmi një vendim të rëndësishëm për pamjen e saj, duke u përballur me një kompleks që e kishte shoqëruar për shumë vite.
Pas një periudhe të gjatë hezitimi dhe frikës nga ndërhyrjet estetike, ajo vendosi të merrte një hap të guximshëm për të përmirësuar pamjen e saj.
Ekipi i Prive By Liberta Spahiu ka qenë aty për të dokumentuar këtë rrugëtim transformimi, ku Anisa zgjodhi klinikën e njohur Anaderm për të realizuar dëshirën e saj për ndryshim.
Fillimi i këtij procesi përfshinte vizita paraprake, gjatë të cilave u identifikua nevoja për të korrigjuar një ndërhyrje të mëparshme që nuk kishte rezultuar siç pritej. Pas një konsultimi me ekspertët e Anaderm, dhe veçanërisht me doktoreshën Anita Muja, Anisa vendosi të niste procedurën e lipofilling, një teknikë që përdor dhjamin e trupit për të rigjeneruar lëkurën rreth syve, duke shmangur përdorimin e fillerve sintetikë.
Edhe pse stresi para ndërhyrjes ishte i pranishëm, ai u zëvendësua shpejt me një ndjenjë lehtësimi. Pas një jave rikuperimi, emocionet arritën kulmin kur Anisa pa rezultatin përfundimtar. Ajo ishte e prekur thellë nga pamja e saj e re dhe ndjeu se kishte hequr një barrë të rëndë nga supet e saj, duke e shprehur këtë ndjenjë me fjalët: “Po më vjen me qajtë”.
Për të parë të plotë këtë procedurë, nga momentet e stresit në klinikë deri te shkëlqimi i saj i ri, ju ftojmë ta ndiqni storjen në linkun e bashkangjitur më poshtë. /Prive By Liberta Spahiu