Plagosja në Pejë, ky dyshohet të ketë qenë motivi

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Butrint Krasniqi, i cili gjendet në ndalim që nga data 13 korrik.

Ai dyshohet për veprat penale „Vrasje e mbetur në tentativë“ ndaj viktimës Suad Kelmendit dhe „Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motivi i konfliktit dyshohet të ketë qenë çështja e parkingut.

Nesër pritet të mbahet seanca nga ora 10:00 për kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria ndër të tjera e ka arsyetuar kërkesën duke thënë se parashihet rreziku i arratisjes, ndikimi në dëshmitarë e rreziku i përsëritjes së veprës penale. /Insajderi

Nga Rubrika