Egli Tako: Dashuria dhe besimi në marrëdhënie; Çfarë do të thotë të jesh princeshë

Në një bisedë të sinqertë në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ndau mendimet e saj mbi dashurinë dhe marrëdhëniet, duke reflektuar mbi përvojat e saj pas Big Brother VIP. Ajo theksoi se përvoja e jetës brenda atij ambienti është e vështirë për t’u kuptuar nga ata që nuk e kanë përjetuar vetë.

Egli shpjegoi se kur futesh në shtëpinë e Big Brother, ndihesh i izoluar nga jeta jasht, duke mos ditur se çfarë ndodh përtej mureve. Ajo zbuloi se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk kishte kthim pas, pavarësisht se e dinte se do të përballej me gjykimin e publikut.

Duke reflektuar mbi marrëdhëniet moderne, ajo shprehu shqetësimin se shumë njerëz nuk po e përjetojnë dashurinë në mënyrë të vërtetë. Egli theksoi se mungesa e përkushtimit dhe e kohës për partnerët është një problem i madh në ditët e sotme.

“Njerëzit sot nuk po e japin kohën e duhur për të dashuruar. Në një lidhje, vajza duhet të ndihet si princeshë, dhe kjo është diçka që partneri duhet ta pranojë,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e dinamikës në marrëdhënie.

Ajo gjithashtu preku temën e materializmit, duke kritikuar djemtë që përpiqen të impresionojnë vajzat me luks, në vend që të krijojnë lidhje të sinqerta dhe të thella.

Egli ndau gjithashtu arsyen përse vendosi të ndryshojë pamjen e saj fizike, duke lënë pas një trup të tepërt muskuloz që kishte fituar në palestër.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror,” shprehu ajo, duke treguar se ndjehet më mirë me veten e saj.

Sa i përket jetës së saj sentimentale, Egli pranoi se ndjen mungesën e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të pranojë një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur, duke e vlerësuar më shumë mirëqenien e saj emocionale.

Nga Rubrika