Harry Kane: Mungesa e një detaji të vogël na kushtoi trofeun

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shprehu zhgënjimin e tij pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës, duke theksuar se mbajtja e epërsisë 1-0 nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës.

Jam i mërzitur,” tha Kane. “Jam i mërzitur për djemtë, për ekipin, stafin dhe tifozët. Luajtëm mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por sapo arritëm 1-0, duket se u përpoqëm të mbajmë rezultatin, gjë që në këtë nivel nuk është e mjaftueshme.

Ai vazhdoi të shprehte ndjenjat e tij, duke thënë: “Ne punuam shumë për të arritur këtu. Çdo lojtar dha maksimumin, por dështimi është shkatërrues.” Kane përmendi se mesazhi nga trajneri Tuchel dhe stafi ishte të vazhdonin të sulmonin pas golit të Gordon, por ai ndjeu se ekipi po tërhiqej, duke lejuar Argjentinën të kthehej në lojë.

Ne u përpoqëm të ushtronim presion mbi topin pas golit. Në pjesën e parë dhe fillimin e pjesës së dytë, ishim të fortë, por pas atij momenti, gjërat ndryshuan.” tha ai, duke shtuar se ekipi nuk arriti të përballonte presionin e Argjentinës.

Kane gjithashtu komentoi: “Pas golit, pavarësisht se ata vendosën më shumë lojtarë përpara, ne nuk ishim në gjendje t’i përballonim. Djemtë ishin të gatshëm, por nuk arritëm të riktheheshim në lojë pas dy golave të tyre.

Kemi pasur shumë momente të mira në këtë turne. Jemi afër, por na mungon ajo copëza e fundit. Këto turne janë të vështira, kërkojnë shumë përpjekje dhe presion.” Kane përfundoi duke theksuar se ekipi kishte treguar shumë përpjekje në javët e fundit, por se ende kishte nevojë për atë detajin e vogël që do t’i sillte suksesin.

Na mungon ajo copëza e fundit, dhe shpresojmë ta gjejmë në të ardhmen.

[[M1]]
[[M2]]
[[M3]]

Nga Rubrika