Mbrëmë, në emisionin “Top Arena”, ish-banorja Greta Kazazi u ftua në rubrikën e Brikenës “Kaq”, ku diskutimi mori një kthesë interesante.
Intervista e saj me Brikenën ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, sidomos pas përmendjes së Selinës, e cila duket se nuk e ka pritur mirë këtë bisedë.
Brikena, duke e rikthyer vëmendjen në kohën e kaluara në “Big Brother VIP”, e sfidoi Gretën me një pyetje të hapur: “Çfarë mendoni tani për mua, pas asaj që ndodhi?” Kjo pyetje ngacmuese kishte për qëllim të zbulojë mendimet e ish-banorëve pas përfundimit të lojës.
Greta, me një qasje diplomatike, u përgjigj se çdo person ka vazhduar me jetën e tij dhe se ajo që mbetet është respekti mes tyre. Ajo theksoi se, pavarësisht gjithçkaje, ndjenjat e mira duhet të mbeten.
“Të gjithë kemi angazhime të tjera tani. Respekti për njëri-tjetrin është i rëndësishëm, dhe duhet të lëmë pas gjërat e shtëpisë,” tha Greta, duke sugjeruar se është koha për të shkuar përpara.
Pas kësaj interviste, tensioni u rrit, sidomos kur Selin reagoi me një postim të ashpër në Instagram, duke e shoqëruar me një shkrim mbi çrregullimin e personalitetit narcisist.
Selin e shoqëroi këtë postim me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se kishte një thumb për Brikenën: “Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale që ato që me humbin në TV mi nxjerr Zoti ne IG.”
Me këtë reagim, Selin e etiketoi Brikenën si “narcisiste”, pa e përmendur emrin e saj drejtpërdrejt. Koha e postimit, menjëherë pas intervistës, sugjeron se ky mesazh ishte i adresuar pikërisht për Brikenën.
