Pas një dekade suksesi me Manchester City, Pep Guardiola, trajneri spanjoll aktualisht pa skuadër, ka shprehur mendimet e tij për Botërorin në një intervistë për “OKX”. Ai thekson se nuk mbështet një kombëtare të veçantë, por preferon të vlerësojë lojtarët që i pëlqejnë.
Guardiola shpjegoi se në turneun e madh do të zgjedhë lojtarët që e impresionojnë, duke theksuar se do të jetë i lumtur t’i mbështesë ata. “Nuk kam një kombëtare të preferuar, por do të jem me ata që kam luajtur dhe që i vlerësoj”, tha ai.
Ai gjithashtu përmendi se nëse Argjentina arrin të fitojë Botërorin, do të ketë lojtarë që i njeh mirë, ashtu siç është rasti me Francën. Ai shprehu gjithashtu admirim për kombinimin e lojtarëve të Portugalisë, të cilët e kanë impresionuar me performancat e tyre.
Kur u pyet për Spanjën, që do të përballet me Argjentinën në finale, Guardiola tha se nëse Rodri tregon potencialin e tij në mesfushë, së bashku me Pedrin dhe Lamine Yamal, Spanja ka mundësi të shkëlqyera për të bërë diferencën.
Megjithatë, ai vuri në dukje se Lamine Yamal ka pasur disa probleme fizike kohët e fundit, por beson se ai ka aftësinë për të menaxhuar presionin dhe për të ndikuar në ndeshje.
Duke folur për të ardhmen e tij, Guardiola shprehu dëshirën për të provuar gjëra të reja. “Kam filluar në moshën 37-vjeçare te Barcelona dhe tani jam 56. Jam i lumtur me atë që bëj tani”, tha ai.
Ai gjithashtu përmendi se një ditë do të rikthehet në stadiumin ‘Etihad’, por për momentin dëshiron të qëndrojë pas skenave. “Nëse do të kenë nevojë për mua, do të jem aty”, shtoi ai, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi te City në të ardhmen.
Pep Guardiola, si gjithmonë, nuk ngurroi të përmendë Jürgen Klopp si rivalin e tij më të madh. “Jürgen ishte rivali më i madh i karrierës sime. Ai kishte aftësinë të ndryshonte sistemin çdo 20 minuta, dhe kjo më çmendte”, përfundoi ai.
[[M1]]