Genc Prelvukaj, një nga artistët më të njohur të skenës shqiptare, sot feston 45-vjetorin e lindjes së tij.
Me këtë rast të veçantë, ai ka ndarë një moment të bukur me bashkëshorten e tij, Eni Koçi, duke postuar një foto nga pushimet e tyre në Budva të Malit të Zi.
Genci, i njohur për humorin e tij, ka zgjedhur të shprehë këtë moment me një përshkrim të veçantë mbi fotografinë. Ai ka shkruar: “Ditëlindjen unë – Gruaja festën”, duke sjellë të qeshura dhe reagime pozitive nga ndjekësit e tij.
Reagimi i Enit ka qenë i menjëhershëm, duke e komplimentuar me një koment të ngrohtë dhe emoji duke qeshur me lot: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.
Postimi i Gencit është mbushur me urime nga miq, kolegë të skenës dhe fansa, të cilët i kanë dëshiruar atij shumë vite të tjera të suksesshme, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.
Ky moment i veçantë tregon se si dashuria dhe humorin janë pjesë e rëndësishme e jetës së Genc Prelvukajt, duke e bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme.
Urime edhe nga ne për këtë përvjetor të veçantë! /Prive By Liberta Spahiu