Rilindja pas dhjetë vitesh: Sasa Hoda ndan rrëfimin e saj prekës

Sasa Hoda ka ndarë një histori të thellë dhe prekëse me ndjekësit e saj, duke reflektuar mbi një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Dhjetë vjet më parë, ajo përballi një sfidë të madhe shëndetësore që e la të shtrirë në një spital, pa e ditur nëse do të kishte mundësinë të buzëqeshte përsëri. Sot, ajo e sheh veten si një simbol të forcës dhe qëndresës.

“10 vite më parë isha e shtrirë në shtrat spitali pa e ditur nëse do të buzëqesh sërish. Sot buzëqesh me gjithë zemër sepse ia dola. Nuk është një përvjetor, është rilindja ime. Jam mirënjohëse për jetën, shërimin dhe forcën që nuk e dija se e kisha”, ka shkruar Hoda në fotografinë e publikuar në InstaStory.

Kjo histori lidhet me përballjen e saj me një sëmundje jashtëzakonisht të rrallë, e njohur si ‘Hemangioma diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna’, një diagnozë që prek vetëm një numër të vogël njerëzish në botë.

Sëmundja e saj është e karakterizuar nga zhvillimi anormal i enëve të gjakut, duke shkaktuar vështirësi në kontrollimin e qarkullimit të gjakut në vena, çka e bën trajtimin një sfidë të madhe për mjekët.

Ajo ka treguar se ishte një nga rastet më të rralla të kësaj sëmundjeje dhe se kishte marrë një rrezik të madh duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e saj.

Sasa Hoda u bë personi i parë që provoi këtë mundësi trajtimi ndër pacientët me këtë diagnozë, duke hapur kështu një rrugë të re për të tjerët që përballen me të njëjtën sfidë.

Sot, pas dhjetë vitesh, ajo e sheh atë periudhë jo vetëm si një luftë për mbijetesë, por si një kapitull që e ka bërë më të fortë.

Nga Rubrika