Në një intervistë të thellë dhe të sinqertë për “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë detaje të panjohura më parë nga jeta e saj personale, duke u fokusuar në temat e dashurisë, shoqërisë dhe realitetit pas përvojës së saj në Big Brother VIP.
Ajo theksoi se perceptimi i jashtëm i jetës në atë shtëpi është larg realitetit të vërtetë. “Askush nuk e di se çfarë ndodh brenda atyre mureve, nëse nuk e përjeton vetë. Hyn dhe nuk ke asnjë ide nëse jeta vazhdon jashtë,” shprehu ajo, duke theksuar se pavarësisht gjykimeve të publikut, premtimi i dhënë partnerit të saj ishte i shenjtë dhe nuk kishte kthim prapa.
Egli ngriti shqetësimin për marrëdhëniet moderne, duke vënë në dukje se shumë njerëz nuk po investojnë më ndjenja të vërteta. “Sot, dashuria për një person është e pamundur pa kohën e nevojshme. Në një çift, vajza duhet të trajtohet si princeshë, ndërsa partneri duhet ta pranojë këtë dinamikë, sepse e bën atë më të fortë,” shpjegoi ajo, duke kritikuar gjithashtu tendencën e rinisë për të mbuluar mungesën e ndjenjave me shfaqje luksi dhe materializmi.
Ajo gjithashtu ndau mendimet e saj për transformimin fizik, duke shpjeguar arsyen e largimit nga një trup tepër muskuloz. “Tani e shijoj fizikun tim aktual, më delikat dhe femëror, dhe më pëlqen shumë më shumë kështu,” tha ajo me entuziazëm.
Në aspektin sentimental, ish-banorja pranoi se ndjen mungesën e një pranie mashkullore, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të bënte kurrë kompromis për të pranuar një histori dashurie që nuk e përmbush shpirtërisht.