Aktorja e njohur turke Nebahat Çehre, e cila ka bërë historinë me rolin e saj si Valide Sulltan në serialin e famshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, vazhdon të mahnitë publikun edhe në moshën 82-vjeçare.
Fotografia e saj e fundit, e publikuar nga pushimet verore, tregon një grua që sfidon kohën, duke shfaqur një pamje të shkëlqyer fizike që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Me një mesazh inspirues, ajo shkroi: “Së pari, kujdesu mirë për veten. Pjesa tjetër do të lulëzojë natyrshëm”, duke inkurajuar të tjerët të ndjekin shembullin e saj.
Mediet turke e vlerësojnë Nebahat si një simbol të bukurisë dhe elegancës në moshën e tretë, duke theksuar se ajo duket jashtëzakonisht mirë për vitet që ka.
Karriera e saj filloi si modele, dhe në vitin 1960, ajo u shpall ‘Miss Turqia’, një ngjarje që shënoi hapin e parë në botën e aktrimit.
Fama ndërkombëtare erdhi përmes roleve të saj në serialet e njohura “Sulejmani i Madhërishëm” dhe “Dashuri e Ndaluar” (Aşk-ı Memnu), ku interpretimi i saj si Firdevs Yoreoglu e bëri atë një emër të njohur.
Në intervistat e saj, Çehre ka shprehur krenarinë për moshën e saj dhe ka theksuar se nuk e frikëson plakja, duke zbuluar se sekreti i saj është një jetë e shëndetshme dhe respekti për trupin.