Blero po e përjeton me entuziazëm rolin e tij si baba për herë të dytë, pas lindjes së djalit të tij.
Ndërsa jeta e tij private po lulëzon pa dramat e së kaluarës, një pyetje intriguese ka lindur: a e ka uruar ndonjëra nga ish-gratë e tij për këtë ngjarje të rëndësishme? Këngëtari ka vendosur të sqarojë çdo dyshim në një intervistë të fundit, duke zbuluar se kush ka treguar respekt dhe kush është lënë pas.
Gjatë bisedës me Prive By Liberta Spahiu, Blero theksoi se marrëdhënia me Teutën, nënën e vajzës së tij Tarës, vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer i respektit të ndërsjellë mes tyre.
Ai ndau mendimin e tij mbi këtë marrëdhënie, duke thënë: “Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën është shumë normale dhe e natyrshme. Urimi i Teutës është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues”.
Megjithatë, kur erdhi koha për të folur për të kaluarën e tij romantike, Blero ishte i qartë dhe i prerë. Ai e bëri të ditur se për të tjerët nuk ka asnjë interes dhe se ka lënë ato histori pas.
“Kjo është me rëndësi për ne, nëna e Tarës. Për të tjerët nuk ka asnjë lidhje dhe nuk merrem me ato,” përfundoi Blero, duke lënë të kuptohet se ai është i fokusuar në të tashmen dhe të ardhmen e tij.