Dilemat për mbajtjen e koncertit sonte, Ylli del me njoftim

Ylli Limani do të mbajë sonte koncertin e tij të madh në Prishtinë, por reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave këtë paradite ngritën pikëpyetje te fansa se a do të zhvillohej ngjarja.

Për të larguar çdo dilemë, vetë këngëtari ka dalë me një njoftim publik në rrjetet sociale, duke konfirmuar se gjithçka do të vazhdojë sipas planit të parashikuar.

Me doza optimizmi, Ylli siguroi publikun se sipas parashikimeve të motit pas pasdites koha do të përmirësohet:

“Pas orës 16:00 nuk ka më shi, ka diell, ka gzim dhe ka lumturi”, u shpreh ai.

Me këtë mesazh, artisti bëri të ditur se çdo gjë është gati për spektaklin e sotëm dhe i ftoi të gjithë adhuruesit e muzikës së tij të bëhen gati për një mbrëmje të paharrueshme./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika