E papritur, Labinot Tahiri deklaron publikisht tatimet e paguara

Këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar tatimet që i detyrohet shtetit si këngëtar. Sipas tij, shtetin nuk e mban vetëm politika, shtetin e mbajnë edhe njerëzit e vet.

“Prej vitit 2004 deklaroj për shtetin tim kur Kosova ende nuk e kishte Pavarësinë e saj! Unë turpërohem nëse nuk kontribuoj.

Dikur nuk kemi pasur shtet, e unë para luftës kam shit cigare dhe sot nese e kam bere nje para perse mos me i kry obligimet ndaj shtetit kur polici dhe inspektori tatimor me thonë miredita e jo; ” dajmi liçbakartu””, deklaroi ndër të tjera këngëtari Tahiri.

Ai ka publikuar disa fatura tatimore, ku shihet se në njërën prej tyre ka paguar shtatë mijë euro, e në një tjetër afro 17 mijë euro vetëm TVSH.

“Vëllezër e motra, një ditë kam me vdek edhe unë, por nëse na ligët shteti, fajtorë jemi edhe ne.

Ne e mbajmë Kosovën dhe trojet tona nëse punojmë me zemër dhe me përgjegjesi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij. /Insajderi

Nga Rubrika