Elijona Binakaj, e njohur për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj provokon reagime të shumta nga ndjekësit.
Me një ndjekje të madhe, ajo shpesh përballet me komente pozitive, por ndonjëherë edhe me ironitë e ndjekësve të saj.
Një situatë e tillë ndodhi së fundmi, kur një ndjekës e ngacmoi me një koment të drejtpërdrejtë: “Xume, a s’po blen më like a?”.
Elijona, e njohur për humorin e saj, nuk e la pa përgjigje këtë koment dhe zgjodhi ta bënte me ironi.
“Jo bre, m’u kanë harxhu paret e finales, s’po kom mo. A po m’i blen ti?”, ishte përgjigjja e saj që shkaktoi të qeshura.

Reagimi i saj u prit me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan qasjen e saj spontane dhe të qetë ndaj kritikave, duke treguar se di të përballojë ngacmimet me humor dhe elegancë.
Pas përfundimit të Big Brother, Elijona po shijon një periudhë të këndshme, e cila përfshin edhe lidhjen e saj me Klodian Mihajn.