Adelina Ismaili befason me deklaraten: Si do të duken Dua Lipa dhe Rita Ora pa makijazh?

Adelina Ismaili ka ndarë mendimet e saj për dy nga emrat më të njohur të muzikës, Dua Lipa dhe Rita Ora, duke theksuar se pamja e tyre natyrale mund të jetë shumë e ndryshme nga ajo që ne zakonisht shohim në skenë.

Gjatë një interviste të fundit, ajo theksoi se standardet estetike në industrinë e muzikës shpesh ndikojnë në perceptimin që kemi për artistët. Ajo u shpreh se, larg skenës dhe imazhit të kuruar, këngëtaret do të dukeshin si vajza të zakonshme.

“Dua Lipa dhe Rita Ora pa make up, pa flokë të rregulluara, janë të zakonshme”, tha Ismaili, duke sugjeruar se bukuria e tyre është e natyrshme dhe se nuk është gjithmonë e lidhur me pamjen e jashtme.

Ismaili gjithashtu theksoi se suksesi i artistëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar është një rezultat i mundësive që ofron Perëndimi. Ajo beson se në Kosovë, këto artiste nuk do të kishin të njëjtën hapësirë për t’u bërë të njohura.

“Unë mendoj që vajzat tona më lehtë depërtojnë në Perëndim tani se në Kosovë. Nuk besoj se kishin ‘dhez’ nëse do të kishin ngelur këtu me këto standarde që kanë vendosur sot”, shprehu ajo mendimin e saj.

Ndërkohë, pas javësh spekulimesh, është konfirmuar se Adelina Ismaili dhe DJ Gimbo do të sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Ky projekt ka ngjallur shumë kuriozitet dhe pritshmëri mes fansave të tyre.

Gimbo ka zbuluar titullin e këngës së tyre të përbashkët, duke shkruar “Janane, po vjen” në postimet e tij, duke paralajmëruar publikimin e këtij projekti të ri që pritet me padurim.

Me këtë bashkëpunim, Ismaili dhe Gimbo synojnë të sjellin diçka të re dhe emocionuese për adhuruesit e muzikës, duke e bërë këtë një moment të rëndësishëm në karrierat e tyre.

Nga Rubrika