Indri Shiroka nxjerr prapaskenat: A e ndihmuan ata në ‘Ferma VIP 3’?

Miqësia e Indri Shirokës me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit të tij në ‘Ferma VIP 3’. Kjo ka ngritur pyetje të shumta nëse lidhja e tij me ta i ka dhënë ndonjë avantazh në lojë.

Pas përfundimit të këtij reality show, aktori ka vendosur të përgjigjet për herë të parë ndaj këtyre komenteve. Në një intervistë për revistën ‘Bordo’, ai ka hedhur poshtë çdo dyshim për favorizim nga produksioni, duke theksuar se as Arbana dhe as opinionistët nuk e kanë kursyer nga kritikat.

“Nuk e besoj se kam pasur ndonjë avantazh, për faktin se Arbana nuk më ka kursyer, ashtu si dhe opinionistët. Nuk mendoj se më kanë favorizuar, përkundrazi,” ka deklaruar ai.

Indri ka pranuar se miqësia me Arbana dhe Eduartin është e vjetër dhe e njohur për publikun. Ai sugjeron se kjo lidhje mund të ketë krijuar një perceptim të gabuar, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se ai trajtohej ndryshe nga konkurrentët e tjerë.

“Mund të më ketë penalizuar në sytë e publikut, sepse ka pasur këtë paragjykim për miqësinë time, e cila nuk është e fshehtë dhe e kemi pranuar se kemi punuar bashkë,” ka thënë Shiroka.

Në të njëjtën intervistë, ai ka folur edhe për lojën e ish-konkurrentëve të tjerë, duke veçuar Romirin si një nga ata që ka ditur më mirë të menaxhojë situatat dhe dinamikat brenda fermës.

“Romiri, edhe pse nga fundi e ka lëshuar pak…! Ai ishte një aktor i shkëlqyer dhe e ka menaxhuar situatën shumë mirë. Një aktor, siç e shoh unë, është një person i matur, që mendon njëqind herë para se të flasë dhe ka një strukturë të qartë për dinamikat që ndodhin,” ka përfunduar Shiroka.

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika