Në një intervistë të sinqertë për emisionin “Pushime On Top” me Lei Krajën, Monika Kryemadhi ka ndarë mendimet e saj për jetën personale dhe marrëdhëniet.
Kur moderatorja e njohur e pyeti se kur ishte hera e fundit që një burrë kishte gatuar për të, Monika u shpreh se kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Ajo tregoi se gjithmonë ka preferuar të shijojë gatimet në restorante, duke theksuar se djali i saj ka qenë ai që ka gatuar ndonjëherë.
Intervista mori një kthesë interesante kur Kryemadhi u pyet nëse e sheh veten me një partner në të ardhmen. Ajo u përgjigj me një batutë të fortë, duke thënë se preferon të rrijë duke larë brekët e të tjerëve, duke lënë të kuptohet se nuk është e interesuar për një lidhje romantike.
Ajo u shpreh se nuk e imagjinon veten krah një partneri dhe se martesa e saj e kaluar ishte e mjaftueshme për të. Monika theksoi se është shumë mirë me jetën e saj aktuale dhe se zgjohet çdo mëngjes duke u përkushtuar vetëm vetes.
Pjesë nga intervista:
Lei: Kur është hera e fundit që ka gatuar një burrë për ty?
Monika: Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt gatuan djali.
Lei: Gatuan mirë?
Monika: Ka bërë jetë konvikti. Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë, gatuar dhe pastruar.
Lei: E imagjinon veten me një partner në krah, në të ardhmen?
Monika: Jo, ik mi. Të rri duke larë brekët e të tjerëve.
Lei: Nuk e imagjinon?
Monika: Fare.
Lei: Një herë mjafton martesa.
Monika: Fare dhe jam shumë mirë. Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime.