Malli i çdo gurbetqari: Diana prek me përgjigjen për kthimin nga Kosova

Malli për vendlindjen dhe vështirësia e rikthimit në gurbet është një ndjenjë e njohur për çdo mërgimtar.

Modelja Diana Avdiu, e cila jeton në Stokholm, e ka rikonfirmuar këtë përmes një postimi të fundit.

Në një foto të publikuar nga ajo në InstaStory, shfaqet pyetja: “A kthehet tash prej Kosove?”, ndërsa përgjigjja e saj e shkurtër, por e prerë, ishte vetëm: “Jo.”

Kjo përgjigje pasqyron dëshirën e saj të madhe për të qëndruar sa më gjatë në atdhe.

Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i veçantë për Dianën dhe partnerin e saj, Argjentin, pasi ata janë bërë prindër për herë të parë të një djali të quajtur Gjon.

Pushimet në Kosovë pranë familjarëve, së bashku me anëtarin më të ri të familjes, e bëjnë edhe më të vështirë mendimin për t’u rikthyer në Stokholm./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika