Pas martesës me Georgina Rodríguez, vëmendja e publikut dhe e rrjeteve sociale është rikthyer papritur pas në kohë, te disa fotografi të vjetra të Cristiano Ronaldos me ish-partneren e tij, modelen e njohur Irina Shayk.
Gjithçka nisi kur një përdorues në rrjetin social X publikoi një postim ku vinte re se futbollisti ende nuk i ka fshirë nga profili i tij zyrtar fotot me modelen ruse.
Në postim shfaqen dy imazhe nga viti 2013, ku çifti shihej i buzëqeshur gjatë pushimeve verore.
Krahas tyre, fansi shkroi:
“Ronaldo u martua, por deri tani nuk i ka fshirë postimet e tij me Irina Shayk”, duke ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga përdoruesit e rrjetit, të cilët kanë nisur të aludojnë e të diskutojnë se pse imazhet e të kaluarës vazhdojnë të mbeten të paprekura në profilin e yllit të futbollit.
Ndërsa disa e shohin këtë thjesht si mungesë vëmendjeje ndaj postimeve të vjetra, të tjerë e konsiderojnë si një detaj që tregon se historia e tyre mbetet ende një temë me interes të madh për opinionin publik.
Pavarësisht kësaj vëmendjeje të papritur, Ronaldo vazhdon të shijojë kapitullin e tij të ri të jetës pranë Georginës, ndërsa fotot e vitit 2013 mbeten vetëm një kujtim i paprekur nga e kaluara në arkivin e tij digjital. /Prive By Liberta Spahiu
).push({});— ِ (@iluvzinoo) August 14, 2026
" align="center"]