“Na lini të jemi të shëmtuara, aman”/ Einxhel Shkira shpërthen ndaj ndjekësve pasi e kritikuan për postimin e fundit

Einxhel Shkira ka reaguar pas një sërë komentesh që ka marrë në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj.

Moderatorja ka publikuar në Instagram disa prej reagimeve të ndjekësve, të cilët komentojnë kryesisht vetullat dhe buzët e saj. Disa prej tyre e këshillojnë të ndryshojë pamjen, ndërsa të tjerë aludojnë për ndërhyrje estetike.

Pasi komentet u shtuan, Einxhel vendosi t’u përgjigjej publikisht, duke e zhvendosur vëmendjen te presioni që, sipas saj, ekziston ndaj vajzave për mënyrën se si duhet të duken.

“Sa e vështirë është në Shqipëri të pranohesh si je!! Ti bësh je e bërë, mos i bësh prap i ke të bëra, ti lësh fare pas dore pse si bën”, shkruan fillimisht ajo.

Më tej, moderatorja shton:

“E kuptoj që kemi standarde shumë të larta por po vazhduat kështu do kemi vetëm vajza që postojnë me filtra që të mos keni kurrë mundësi t’i dini vërtet si duken. Na lini të jemi të shëmtuara aman o Zot se s’ka kush nerva me bë me shumë se kaq”.

Einxhel nuk është ndalur te secili koment veçmas, por ka zgjedhur t’u japë një përgjigje të përbashkët kritikave për pamjen e saj.

Me reagimin e saj, ajo ka bërë të qartë se nuk dëshiron t’u përshtatet vazhdimisht pritshmërive të ndjekësve për mënyrën se si duhet të duket në fotografi apo video.

Nga Rubrika