Nga fotografia e burgut në pasarelat botërore: “I burgosuri më i bukur” merr një vendim seksual të papritur

Jeremy Meeks u bë i famshëm në një mënyrë që askush nuk mund ta kishte parashikuar.

Në vitin 2014 policia në Stockton publikoi fotografinë e tij pas arrestimit. Në vend që fotografia të mbetej vetëm pjesë e një njoftimi policor, pamja e tij tërhoqi vëmendjen e internetit dhe Meeks shumë shpejt mori nofkën “i burgosuri më i bukur në botë”.

Pas lirimit nga burgu, jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Ai hyri në industrinë e modës, punoi me emra të njohur dhe më vonë nisi edhe një karrierë në aktrim.

Por tani 41-vjeçari ka tërhequr sërish vëmendje për jetën personale. Meeks ka treguar se ka zgjedhur të qëndrojë pa marrëdhënie intime prej pothuajse tre vitesh, me arsyetimin se dëshiron të shmangë shpërqendrimet dhe të fokusohet tek vetja.

Historia e tij bëhet edhe më e pazakontë kur merret parasysh rruga që ka kaluar: nga një fëmijëri tepër problematike dhe burgu, deri te moda ndërkombëtare dhe Hollywood-i./VT/

Nga Rubrika