Wladimir Klitschko thyen heshtjen pas vdekjes së Hayden Panettiere

Ish-kampioni botëror i boksit Wladimir Klitschko ka reaguar publikisht pas vdekjes së ish-partneres së tij dhe nënës së vajzës së tyre, aktores Hayden Panettiere.

Panettiere, e njohur nga “Heroes”, “Nashville” dhe filmat “Scream”, vdiq në moshën 36-vjeçare. Sipas policisë, shërbimet emergjente u thirrën në një banesë në Greenville, South Carolina, pas raportimit për një grua në arrest kardiak. Autoritetet thanë se hetimi paraprak nuk kishte evidentuar shenja të veprimtarisë kriminale ose rrethana të dyshimta.

Klitschko, i cili me aktoren ka vajzën Kaya, foli për dhimbjen që po kalon familja dhe e përshkroi Hayden si një person që, edhe pse nuk ishte më partnerja e tij, kishte mbetur pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij.

Një nga pjesët më emocionale të reagimit të tij lidhej me vajzën e tyre. Klitschko tha se do të kujdeset që Kaya të kujtojë nënën e saj me respekt dhe ta njohë personin që ajo ishte.

Familja ka kërkuar privatësi gjatë periudhës së zisë./Newsner English/

Nga Rubrika