Pas një lajmi që tronditi botën e showbiz-it, Labinot Rexha ka bërë sërish jehonë me një postim intriguese në Instastory, ku ka përmendur dy emra të njohur: Edi dhe Eljona.
Në këtë postim, Labi ka etiketuar çiftin dhe ka shkruar: “Çifti më i mirë dhe janë nga Dukagjini do ishte @btc.edi Eljona”. Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit e tij.
Duke e cilësuar Edin dhe Eljonën si një nga çiftet më të mira, Rexha ka theksuar gjithashtu origjinën e tyre nga Dukagjini, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë mesazhit të tij.
Ky postim vjen në një periudhë kur publiku është i fokusuar te zhvillimet e fundit rreth Klodit, duke e bërë deklaratën e Labit edhe më të rëndësishme dhe të komentuar.
Megjithatë, ai nuk ka sqaruar më tej se çfarë qëllimi ka pasur me këtë mesazh, duke lënë hapësirë për interpretime dhe spekulime nga ndjekësit e tij.
Forma e mesazhit ka bërë që shumë të pyesin nëse pas këtij komplimenti fshihet diçka më shumë, duke rritur kështu kureshtjen për atë që mund të ndodhi më pas.
Tani mbetet për t’u parë nëse Edi dhe Eljona do të reagojnë ndaj këtij postimi, apo nëse do ta lënë këtë situatë të kalojë pa koment.
