Françeska Murati ka dalë në mbrojtje të vetes pas aludimeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjet mbi jetën e saj personale, duke pretenduar se mund të jetë në një romancë me një burrë të martuar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
Ngjarja mori një vëmendje të madhe pas publikimit nga gazetari Elton Tozaj në Instagram të një bisede që supozohet se është zhvilluar mes Françeskës dhe një ndjekëseje të saj. Ai e shoqëroi bisedën me një koment ironik, duke thënë: “Më pëlqen komunikimi kaq i ëmbël i influencereve tona me vajzat në Instagram! Dhe për më tepër më vdes kur i thotë s’ti hedh njeri sytë!”.
Mesazhet e ndjekëses në këtë bisedë të publikuar morën vëmendje të veçantë, sidomos dy frazat: “Ke të drejtë, burrat e martuar nuk më shohin” dhe “As unë p.sh. nuk e lë burrin tim për një burrë të martuar.” Këto komente u interpretuan si një referencë ndaj jetës sentimentale të Françeskës, duke sugjeruar se ajo mund të jetë në një lidhje me një person të martuar.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë që të mbështesë këto pretendime. Françeska ka reaguar në një koment në Instagram, duke mohuar kategorikisht thashethemet që po qarkullojnë rreth saj.
“O Zot, ça janë këto gjëra të tmerrshme me AI. Latë nam me këto mashtrime”, ka shkruar ajo.
Me këtë reagim, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” thekson se informacioni që po qarkullon është i manipuluar përmes Inteligjencës Artificiale dhe e quan atë si një mashtrim të pastër.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Françeskës lidhet me aludime për një lidhje të re. Vetëm pak javë më parë, Elton Tozaj kishte deklaruar se ajo ishte kthyer nga Londra në Shqipëri për një person tjetër, një pretendim që ajo e kishte kundërshtuar me forcë.
Françeska kishte kërkuar që gazetari të paraqiste fakte për ato që kishte thënë dhe kishte quajtur deklaratat e tij si të pavërteta. Aktualisht, ajo nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të re dhe pretendimi për një burrë të martuar mbetet një aludim i pakonfirmuar, të cilin ajo vazhdon ta kundërshtojë publikisht.
Françeska Murati, me këtë reagim, tregon se është e vendosur të mbrojë reputacionin e saj dhe të sqarojë çdo keqkuptim që mund të ketë lindur në lidhje me jetën e saj personale.
