Dua Lipa ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 31-të me një seri fotografish që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Këngëtarja publikoi fotografitë më 21 gusht, vetëm një ditë para ditëlindjes.

Në imazhin kryesor ajo shfaqet me një fustan të zi maxi, me prerje të guximshme anash që i jep look-ut një karakter dukshëm sensual.
Flokët i kishte të lidhura në një gërshet të ulët, ndërsa pamjen e plotësonte me bizhuteri të arta.

Dua tregoi se është e apasionuar pas ditëlindjeve dhe se është gati të festojë hyrjen në një tjetër vit të jetës.
Këngëtarja kishte kaluar së fundmi disa ditë në Portofino të Italisë në një udhëtim me shoqet.
Burimi:
PEOPLE – fotografitë e reja të Dua Lipës