Arbana Osmani lë “Ferma Vip” dhe rikthehet në Top Channel? Zbuloni detajet e reja

Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka ndezur spekulimet rreth rikthimit të Arbana Osmanit në Top Channel, televizioni që e ka formësuar atë si një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar.

Pas një periudhe të gjatë lidhjeje me formatin e njohur “Big Brother Albania”, Arbana ka drejtuar edhe dy edicione të “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, pas përfundimit të sezonit të dytë, ajo u tërhoq dhe drejtimin e mori Ledion Liço, një ndryshim që la shumë pyetje të hapura.

Arsyet e këtij ndryshimi nuk janë sqaruar asnjëherë publikisht, duke lënë hapësirë për spekulime dhe interpretime të ndryshme në media dhe rrjetet sociale. Disa prej këtyre versioneve flisnin për një krisje mes Arbanës dhe Ledionit, e cila u theksua më shumë kur ata ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Sidoqoftë, situata duket se ka ndryshuar. Arbana dhe Ledioni tani ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Për më tepër, moderatorja ka filluar të ndjekë edhe faqen zyrtare të Top Channel, si dhe motrat Hoxha, Lori dhe Sara.

Koha e këtyre lëvizjeve e bën situatën edhe më intriguese. Arbana sapo ka përfunduar sezonin e tretë të “Ferma VIP”, dhe një mesazh i saj pas finales ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e saj në këtë format.

“Finale. Faleminderit @therealholtagram që më dhe mundësinë të drejtoj këtë spektakël; do jetë një kujtim shumë i bukur. Faleminderit të gjithë atyre që punuan me shpirt në këto muaj, ju e dini cilët jeni dhe ju kam në zemër”, shkroi moderatorja.

Formulimi i saj “do të jetë një kujtim shumë i bukur” është interpretuar nga disa si një sinjal përmbyllës, duke ngritur dyshime se Arbana mund të mos kthehet më në drejtimin e “Ferma VIP”. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Arbana ose Vizion Plus përfundimin e bashkëpunimit të tyre.

Fakti që marrëdhëniet në rrjetet sociale me Ledionin duket se janë normalizuar, së bashku me afrimin virtual me Top Channel, ka hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm të Arbanës në televizionin ku kaloi shumë vite të karrierës së saj.

A po përgatitet Arbana Osmani për një rikthim në Top Channel? Dhe nëse ndodh, a do ta shohim sërish në formatin që e bëri të njohur, “Big Brother”? Për momentin, këto mbeten vetëm pyetje, por lëvizjet e fundit në Instagram kanë rikthyer në fokus një nga rikthimet më të diskutuar të televizionit shqiptar.

Nga Rubrika