Olsa feston ditëlindjen, Alaudini paralajmëron një sezon të ri të “Big Brother VIP”

Olsa Muhameti sot feston ditëlindjen e saj, dhe mes urimeve të shumta, një nga më të veçantat ka ardhur nga Alaudin Hamiti, mik i saj dhe bashkëpunëtor në “Big Brother VIP Kosova”.

Moderatori ka ndarë një fotografi me Olsën, duke e shoqëruar atë me një mesazh të veçantë urimi që tregon lidhjen e fortë mes tyre.

“Paç gjithmonë në jetë atë dritë e atë gëzim që ti ua dërgon njerëzve përreth. Uroj që ky vit të jetë plot aventura të bukura, e të realizosh çdo dëshirë tënden,” ka shkruar Alaudini në postimin e tij.

Por urimi i tij nuk mund të përfundonte pa një referencë për projektin që i ka bashkuar ata për kaq shumë vite.

“P.S. Dhe mos harro… na pret një Big Brother spektakolar!”

Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos në këtë periudhë kur përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” janë në zhvillim e sipër.

Edhe Alaudini ka filluar të japë sinjale rreth profileve që po shqyrtohen për kastin e ri, dhe mesazhi i tij për Olsën duket se konfirmon se puna për sezonin e ri po vazhdon me intensitet.

Olsa ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” që nga edicioni i tretë si producente ekzekutive, duke vazhduar kështu bashkëpunimin me Alaudin dhe ekipin e formatit.

Tani, dyshja po përgatitet për një tjetër sezon, dhe Alaudini e shfrytëzoi këtë rast për të paralajmëruar publikun se, sipas tij, BBVK 5 do të jetë një edicion “spektakolar”.

Nga Rubrika