Një natë magjike për reperin e njohur Don Xhoni, i cili festoi një ngjarje të veçantë në jetën e tij këtë të shtunë.
Festimet u organizuan për të shënuar dasmën e vëllait të tij, Leonardit, një ngjarje që bashkoi familjarë dhe miq të shumtë në një atmosferë gëzimi dhe dashurie.
Atmosferën festive e përshpejtoi këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani, e cila me talentin e saj e transformoi mbrëmjen në një festë të paharrueshme.
Pamjet nga kjo dasmë u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe duke krijuar një atmosferë të veçantë për të pranishmit.
Një video e veçantë nga ngjarja u bë menjëherë virale, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm edhe më të veçantë.
Gjatë performancës së saj, Fatmira Breçani i dedikoi disa vargje reperit Don Xhoni, duke improvizuar me humor dhe duke e bërë të qeshë të gjithë publikun.
“O Don Xhoni pa martue, shit Rolex-in gjaje ni grue”, këndoi ajo, duke i dhënë një nuancë komike situatës.
Përgjigjja e reperit ishte po ashtu me batutë: “Unë Rolex-in nuk e shes, ja e gjaj ja do t’vdes, se ja lujte ment e kres”. Ky moment u bë një nga dedikimet më të veçanta të natës, duke u shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.