Përgatitjet për edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova” janë në rrugën e duhur.
Olsa Muhameti, producentja e njohur e programit, ka ndarë një lajm emocionues për fansat e këtij spektakli, duke treguar se puna në prapaskenë ka nisur zyrtarisht.
Përmes një postimi në Instastory, Olsa ka publikuar një fotografi nga brenda shtëpisë së BBVK-së, ku tregohet se si po transformohen ambientet për sezonin e ri. Kjo është një shenjë e qartë se ekipi është angazhuar për të sjellë një përvojë të re dhe emocionuese për shikuesit.
“Ky është një moment shumë emocionues. Kur shtëpia e vjetër, e një sezoni me sukses absolut, ia lë vendin shtëpisë së re. BBVK5… duke u ngarkuar,” ka shkruar Olsa mbi foton e publikuar, duke konfirmuar se ndryshimet e mëdha janë në proces.
Me fillimin e përgatitjeve, fansat e këtij spektakli të njohur mund të presin që ekrani të ndizet sërish këtë vjeshtë. Kjo periudhë është gjithmonë e mbushur me pritshmëri dhe emocion për ata që ndjekin ngjarjet brenda shtëpisë.
Edhe pse emrat e banorëve VIP dhe data e saktë e nisjes mbahen ende sekret, ethet e spektaklit të madh sapo kanë filluar! Të gjithë janë të etur për të zbuluar se kush do të jetë pjesë e këtij edicioni dhe çfarë surprizash do të sjellë.
